TIRANË- Stresi sërish në telashe me policinë shqiptare. Këngëtari shqiptar Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është arrestuar nga policia e kryeqytetit.

Fillimisht burimet nga policia thonë se Stresi është shoqëruar për armëmbajtje pa leje. Ndërkaq gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se ai është kapur në një hotel në Linzë ku është gjetur dhe një sasi kokaine. Nuk dihet se kujt i përket kokaina dhe policia po bën sqarimet dhe hetimet e rastit.

Pas ndalimit Stresi është çuar në paraburgim në komisariatin numër 4 në Tiranë. Kjo nuk është hera e parë që Stresi ka probleme me policinë. Kujtojmë se njëherë Stresi madje është arratisur nga Komisariati.

Ditët e fundit, ka qenë babai i tij, Sali Lushaj, ish-badigard i Sali Berishës i përfshirë në debate pas daljes së videos së Fredi Alizotit. Madje Lushaj bëri dhe një padi për shpifje ndaj Taulant Ballës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb