Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se një sasi lëndë plasëse (Molotov) i është vendosur një automjeti tip ‘Audi’ i parkuar në parkingun e një supermarketi pranë ‘Teatrit Migjeni’ në Shkodër rreth orës 4:20 minuta.

Si pasojë e shpërthimit të fortë, automjete është dëmtuar pothuajse plotësisht. Nuk dihen akoma shkaqet e këtij shpërthimi, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po bën ekspertizën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb