Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Halil të Fushë-Krujës.

BalkanWeb mëson se një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në banesën e Arben Pllumit. Është hera e dytë që banesës së tij i vendoset tritol, teksa deri tani nuk ka të lënduar.

Arben Pllumi në fakt banon në Krujë, teksa më parë edhe të vëllait i kanë vendosur lëndë plasëse. Nuk dihet nëse seria e këtyre shpërthimeve vjen prej konflikteve familjare apo jo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb