Një shpërthim me tritol është regjistruar sot në Shkodër. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në një lokal pranë shkollës Pyjore, në Unazën e Shkodrës. Deri më tani nuk dihen detaje nga ngjarja në fjalë.

Tritoli thuhet se ishte vendosur në derën e lokalit, ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb