Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes ku ndodhi shpërthimi me tritol në një lokal në Shkodër. Ngjarja ndodhi në zonën e Unazës, pranë shkollës Pyjore.

‘BalkanWeb’ mëson se fatmirësisht, në momentin e shpëthimit të lëndës eksplozive nuk ka pasur njeri në lokal, pasi ai ka qenë i mbyllur. Tritoli thuhet se ishte vendosur në derën e lokalit, ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Mësohet se lokali është në pronësi të shtetases Hana Foileta

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: