SPAK ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku dhe të pandehurve të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala tha për “New24” se me këtë çështje janë angazhuar dy prokurorë  dhe 10 oficerë.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i SPAK, Klodian Braho gjatë takimit me gazetarët.

Prokurori Dritan Prenci mësohet të ketë thënë se kërkesa për gjykim zbret sot në gjykatë, për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, dhe vlera e pasurisë të 1 milion e 800 mijë euro.

Ndërkohë Balluku është e pandehur se bashku me 25 persona fizik dhe dy persona juridik. Gjithashtu prokurori Prenci kanë thënë se “janë 10 procedura objekt hetimi të hetuara nga ana jonë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb