VLORË

Të shtëna me armë në Vlorë në afërsi të “Triportit”. Mësohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër në këtë zonë.

Menjëherë ka ndërhyrë patrulla e policisë që ndodhej më afër vendit duke i bërë thirrje autorit të hidhte armën.

Pasi personi në fjalë ka hedhur armën është shoqëruar në Komisariat. Policia ka sekuestruar edhe armën, ndërsa në komisariat është shoqëruar dhe një person tjetër që ishte në shoqëri me personin që qëlloi. Bëhet fjalë për dy të rinj të moshës 26-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht vetëm 30 metra larg postbllokut të Policisë Kufitare në Triport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: