Të paktën 2 persona kanë vdekur sot dhe 14 të tjerë janë plagosur në një incident me të shtëna në një festë në një lagje të Memphis, në SHBA, sipas policisë. “Gjatë hetimeve që pasuan, ne përcaktuam se kishte viktima”, tha policia e Memphisit në një postim në Platformën X. Një nga të plagosurit mbetet në gjendje kritike, sipas policisë.

“Kishte një festë pa leje”, tha policia. Në këtë pikë ishin mbledhur rreth 200-300 veta.

Policia po kërkon të paktën dy të dyshuar. “Ne besojmë se janë të paktën dy persona që kanë qëlluar me armë zjarri gjatë incidentit”, tha shefi i përkohshëm i policisë së Memphisit, Sherelyn Davis për CBS News.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb