VLORË

Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri  pak çaste më parë në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit të vjetër.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e personave të përfshirë. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, e cila la pas tre persona të plagosur.

Gazetari i “BalkanWeb”, Enrik Mehmeti raporton se personat  e plagosur kanë mbetur pronari i një lokali  së bashku me djalin e tij dhe një shtatas tjetër, ndërsa policia ka bërë të mundur edhe identifikimin e autorëve.

Nga të dhënat e para, gazetari i “BalkanWeb”, Enrik Mehmeti raporton se pronari i lokalit ndodhet në gjendje të rëndë pasi plumbat e shkrepur nga një armë e  dyshuar e llojit pistoletë e kanë prekur në pjesët e trupit, kurse djali i tij  dhe i plagosuri tjetër ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: