VLORË

Pas përplasjes me armë në plazhin e vjetër në Vlorë, Policia ka bërë të mundur identifikimin  e agresorëve dhe po punon intesivisht për kapjen e tyre. Në përplasjen me armë mbetën tre persona të plagosur, mes tyre babë dhe bir.

Pronari i lokalit i identifikuar si shtetasi A.B, i cili mbeti i plagosur është dërguar me urgjencë në Spitalin e Vlorës, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas Policisë, dy personat e dyshuar si autorë të ngjarjes janë shtetasit me iniciale E.XH e Sh.L. Policia ka nisur operacionin në terren për prangosjen e dy autorëve dhe në ndihmë të Policisë së Vlorës kanë shkuar edhe Delta Force e FNSH e Fierit. Gjithashtu policia sqaron se  ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi paraprak i policisë:

Në Vlorë, ne lagjen 1 Maj, në një lokal në pronësi të shtetasit A.B, ka ndodhur një konflikt për motive banale. Si pasoje e konfliktit është plagosur i zoti i lokalit shtetasi A.B, që ndodhet në gjendje të rëndë dhe dy shtetas të tjerë që janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes, shtetasit SH.L dhe E.XH.
Në ndjekje të autoreve është vënë Policia e Vlorës, Delta Forcë dhe FNSH e Fierit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb