MIRDITË

Ndërron jetë 51-vjeçari që u gjet nga policia i plagosur në rrugë në Rrëshen. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se me gjithë ndihmën e mjekëve 51-vjeçari Anton Keli ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen. I plagosuri u transportua në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Grupi hetimor vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: