Ministrja e financës Delina Ibrahimaj konfirmoj sot në konferencën me gazetarët se është marrë vendimi i fundit i bordit, ku sipas saj është ulur me 6 lek çmimi i gazoilit, me 7 lek është ulur çmimi i benzinës dhe me 2 lek çmimi i gazit.

“Ne sot kemi marrë vendimin e fundit të bordit, ku çmimi i gazoilit u ul me 6 lek nga mbledhja e fundit, benzina u ula me 7 lek dhe gazi 2 lek, për konsumatorët”, tha ajo.

Nafta ishte 249 lekë, sipas vendimit të fundit të bordit do të shitet 243. Benzina ishte 242 lekë, dhe shkon 235, ndërsa gazi ishte 83 lekë, shkon 81 lek.

“Bordet e transparencës nuk janë politika e dëshiruar nga ana e qeverisë, ne jemi detyruar të hymë në këtë regjim që të evitojmë rritjet spekulative, nuk ka asnjë të dhënë që bordet kanë marrë vendimet ndryshe nga ecuria e bursës, ne marrim parasysh të dhënat e bursës në dollarë për një ditë më parë sesa mbledhja e bordit. Duhet pasur kujdes kur i referohemi diferenca me bursës, për t’iu referuar kësaj burse dhe kësaj kategorie gazoili, në asnjë rast bordi s’ka marr vendim ndryshe nga ecuria e bursës. Kemi bërë një analizë dhe kemi parë si çmimi ka qenë, bruto, krahasuar me vitin e kaluar, dhe me siguri ju them se marzhet bruto të fitimit të kompanive këtë vit që nga krijimi i bordit kanë qenë 5-6% ndërsa një vit më parë 15-18%”, deklaroi ajo.


 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb