Shkarkohet nga detyra një drejtues i Gardës. Mësohet se Besim Shabani me funksion Zv/Drejtor në Drejtorinë për Sigurinë Fizike të Personaliteteve të Larta Shqiptare dhe familjarëve të tyre në Gardën e Republikës nuk ka mundur të kalojë vettingun dhe trupa e vlerësimit e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit e përbërë nga Ledian Rusta, Luljeta Qoku, Sonila Kadareja ka vendosur shkarkimin e tij.

Shabani është shkarkuar për probleme me pasurinë ndërsa ka rezultuar i pastër në figurë dhe nga ana profesionale. Pas seancës në KJV, Shabani është shfaqur kokulur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb