DIBER– Policia ka identifikuar autorin e dyshuar për vrasjen e shtetasit Ismail Zogu 36 vjeç, ai është Aleksandër Balla 23 vjeç , banues në fshatin Muhur.  36-vjecari Ismail Zogu ka humbur jetën rrugës për në spital, pasi është qëlluar me mjete prerëse. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Arras.

Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes por nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Dibër

Policia e Dibrës zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është bërë e mundur zbardhja e vrasjes së shtetasit I. Z në njësinë administrative Arras.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar shtetasin Aleksandër Balla 23 vjeç , banues në fshatin Muhur.

Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes por nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Forca të shumta të Policisë po kryejnë kontrolle në ambjente, banesa e ne automjete për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: