Vritet me armë zjarri 40-vjeçari shqiptar në Athinë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të martës në orën 23:40. Pas një sherri të ndodhur mes një grupi shqiptarësh, njëri ka ka marrë një plumb dhe si pasojë e plagëve ka humbur jetën.

Bëhet me dije se 40-vjeçari është vrarë aksidentalisht, pasi nuk ka pasur lidhje me grupin e shqiptarëve të tjerë të përfshirë në debate. Viktima në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ishte duke pirë kafe.

  • foto galeri

Sakaq në vendin e ngjarjes u gjet një fuoristradë e tipit amerikan dhe mendohet se i përket një prej autorëve. Po ashtu policia ja sekuestruar 9 gëzhoja, një plumb të deformuar dhe një pistoletë 9 game.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb