Rreth 24 orë pas krimit që tronditi sot Memaliaj, zbardhet vrasja e 43-vjeçarit Alket Muhaj nga fshati Rabie. Janë motivet e pronësisë ato që qëndrojnë në themel të krimit të rëndë, ndërsa autorë të dyshuar sipas policisë janë dy babë e bir, Hetem Muho dhe Dino Muho. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se viktima dhe autorët e dyshuar ishin kushërinj të largët.

Policia ka rënë në gjurmë të tyre që momentin e parë, pasi kanë 5 vite konflikt të hapur me njëri – tjetrin, por po punonte intensivisht për ta verifikuar. Gazetarja Brikena Meta që ndoqi ngjarjen solli në “BalkanWeb” dëshmitë e para që flisnin për konfliktet e pronësisë.

Zyrtarisht policia deklaron se Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorine Vendore të Policisë Gjirokastër, pas hetimeve të pandërprera të kryera sapo kanë marrë njoftimin për ngjarjen dhe veprimeve procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetasve:
– Hetem Muho, 59 vjeç, banues në Sarandë:
– Dino Muho, 20 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tyre, (babë e bir) u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, diten e djeshme rreth orës 11:35, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Alket Muhaj, 43 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë. Kjo ngjarje ndodhi në vendin e quajtur “Bolovec” të fshatit Rabie.

Nga tërësia e veprimeve dyshohet se dy autorët e kanë vrarë shtetasin 43-vjeçarin për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjnës së autorëve.

Materialet proceduriale ne ngarkim te shtetasve të ndaluar i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës se Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vrasje me dashje kryer ne bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve luftarake e municionit”, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb