Është zbuluar një shtëpi bari në periferi të Tiranës.

Lajmi është bërë i ditur për “BalkanWeb”, nga gazetari Igli Çelmeta. Mësohet se shtëpia e drogës është gjetur në zonën e Kasharit.

Policia njofton se për këtë ngjarje ka shoqëruar në komisariat disa persona.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Në zonën e “Kashar 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6 në Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar një operacion policor, si rezultat i të cilit kanë zbuluar një ambient që ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Janë shoqëruar disa persona dhe po vijojnë veprimet nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Në përfundim të këtij operacioni do t’u japim infomacion të plotë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: