Kryeministri Edi Rama ka pranuar që të marrë mandatin në Qarkun e Durrësit, duke lënë atë të Vlorës, që i kishte fituar në zgjedhjet e 25 prillit.

Me këtë vendim, Rama e la bosh vendin e tij në Vlorë për vajzën çame Teuta Ramaj, e cila renditej e 9 në listën shumemërore të kandidatëve të PS për qarkun jugor, ndërsa në Durrës pas tij ishte kandidatja Ana Dhamo. Mësohet se kryetari i PS-së i ka kthyer përgjigje KQZ-së se cilin prej mandateve do të mbante, duke konfirmuar kushtë atë çka pritej.

Kujtojmë se gjatë fushatës elektorale kryeministri kishte paralajmëruar se po të fitonte në të dyja qarqet, do të zgjidhte mandatin në Durrës.

Sipas tij, kjo për faktin se Durrësi është zgjedhur nga qeveria edhe si kryeqendra për zbatimin e disa projekteve madhore, siç është edhe ndërtimi i portit të ri, që është premtuar se do të jetë më i madhi në Mesdhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: