Një 73-vjeçar ka humbur jetën në Patos, Fier, pasi shtëpia e tij u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në mesditë në fshatin Verbas, teksa forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Mësohet se i moshuari jetonte me bashkëshorten, e cila për momentin nuk ndodhej në banesë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb