Një lajm i mirë vjen nga plazhi i Spillesë.

Roja bregdetare ka shpëtuar nga mbytja një 25-vjeçare dhe të fejuarin e saj.

Dy të rinjtë, janë futur në pjesën ku përplasen dy rryma dhe është e vështirë të bëhet dalja nga ato.

Fatmirësisht, aty është gjendur roja bregdetare Festim Sula që i ka shpëtuar.

Sipas raportimeve, çifti ka qenë rreth 80 metra në largësi të bregut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb