BRUKSEL– Komisioneri Evropian për Migrantët, Dimitris Avramopoulos tha sot pas takimit me Këshillin e Punëve të Brendshme të BE-së se ai beson se ka ardhur koha t’i kthehemi funksionimit normal të Schengenit.

“Unë nuk mendoj se ka arsye për të zgjatur kontrollet në kufijtë e brendshëm”, tha Avramopoulos.

Takimi i Këshillit të Punëve të Brendshme të BE-së u kërkua nga Franca, Gjermania, Danimarka, Austria dhe Norvegjia për të krijuar mundësinë për shtrirjen e kontrolleve të kufijve të brendshëm për shkak të kërcënimit të terrorizmit.

Megjithatë, javën e kaluar Avramopoulos njoftoi se Komisioni Evropian ishte duke punuar për një ndryshim të Marrëveshjes së Schengenit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: