Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një video të publikuar në FB ka komentuar lajmin e mirë që vjen nga Italia lidhur me  uljen e trendit të vdekjeve krahasuar ditës së sotme me atë të djeshme.

Vasili shprehet se Italia testoi dhe mori masa shtrënguese të cilat sot po japin rezultate kurse kritikon Ramën që merret me parashikime dhe merr masa jo të menduara mirë.

Por Vasili i bën apel qytetarëve të zbatojnë vetë masat bazike pavarësisht masave shtrënguese nga qeveria dhe siguron se kjo betejë do të fitohet dhe janë lajmet e mira nga Gjermania dhe Italia sinjal i saj.

 

VIDEO E PETRIT VASILIT

Të nderuar miq,

Sot jam shumë i lumtur që t’ju tregoj e të ndaj me ju disa lajme të mira që tregojnë një tendencë ndonëse jo 100% të sigurt por ulje të rasteve apo të vdekjeve në Itali.

Na intereson shumë ecuria në Itali pasi përbën vatrën më të madhe në glob të koronavirusit. Këto lajme tregojnë që këmbëngulja në Itali, testimi gjërësisht në Itali, masat shtrënguese që u aplikuan në mënyrë inteligjente atje dhe në mënyrë krijuese filluan të japin rezultatet e para .

Ç’duhet të bëjmë ne Shqipëri, kjo është pyetja ky është shqetësimi i madh për ne. Duhet të respektojmë rregullat, patjetër distancën, patjetër kufizimin e lëvizjeve, patjetër evitimin e lëvizjeve të panevojshme. Duhet të jemi të bindur që këto janë masat e vetme me të cilat mund t’I bëjmë ballë pasi përballë kemi disa komunikime që vijnë gjithmonë e më shumë në mënyrën më të gabuar nga kryeministri.

Po ndalem tek kjo pikë të nderuar miq të mij,

Që keni mirësinë të më ndiqni. Kryeministri ka bërë përsipër të bëjë klerkun. Ne kemi klerikë të ndeuar, besojmë tek ata, në religjionet që ata përfaqësojnë dhe t’ja lëmë atyre lutjeve dhe mos ja lëmë kryeministrit të bëjë klerikun.

Dhe të ndalemi tek e dyta që thotë kryeministri se rastet e reja janë sipas parashikimeve. Kryeministri i Shqipërisë nuk ka asnjë parashikim, dhe nuk ka më asgjë të qartë. Dhe nuk duhet të flasë në emër të parashikimeve të tilla pavarësisht situata qështë e paparashikuar. Veprimet tona janë ato që mund të ndihmojnë, kurse kryeministri s’ka asnjë parashikim dhe asnjë plan.

Parashikueshmëria ja u kam thënë dhe herë tjetër do të ishte e mundur nëse do të bënim testime gjërësisht. Kryeministrit i mungon kjo, atëhere do e zgjidhë populli, ne, profesionistët, besimin jonë, ndëgjegjia jonë se do ja dalim ne. Kryeministri nuk na ndihmoi për këtë. Dhe sigurisht për këtë nuk na ndihmoi. Njerëz do ju thosha që në ditët që vijnë pavarësisht orareve të vendosura në mënyrë të pamenduar, qytetarë ju bëni tuajën evitojini radhët. Mirë do të ishte që të përdornim një sistem tjetër, ashtu siç e bën Lombardia që është në ballë të kësaj beteje. Duke krijuar të gjitha mundësitë që të kishim rrallim dhe jo përqëndrim. Do i zgjidhim vetë me veten tonë. Pasi frëngjia e vogël nga Surreli ku kryeministri nga shikon është e pamundur të shohë këtë situatë me popullin dhe pandeminë. Por edhe njëherë lajmet që vijnë nga Italia dhe Gjermania duhet të na bëjnë optimistë që beteja jonë do të ketë sukses. Durimi, kurajoja dhe besimi tek vetvetja dhe tek profesionistët do të na bëjë që do të na japë atë sukses dhe lënien prapa të këtyre ditëve që nuk do të donim t’i kujtonim kurrë.


(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb