Gazetarja Klodiana Lala zbardh për “BalkanWeb” detaje të reja nga dosja e Prokurorisë së Elbasanit, për vrasjen e bujshme të Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në një raportim për “News24”, gazetarja Lala tha se dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, kanë mbërritur të parët në vendngjarje dhe kanë qëndruar në trotuar, duke biseduar me Arjan Hoxhën, dhe nuk kanë ndërhyrë për të parandaluar vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e katër personave të tjerë.

“Vrasja e mjekut Pjerin Xhuvani dhe plagosja e katër personave të tjerë mund të ishte parandaluar, nëse policia do të kishte ndërhyrë në kohë, madje duke përdorur dhe armën e zjarrit. Kështu ka konkluduar Prokuroria e Elbasanit për ngjarjen e bujshme. Simpatizantët e të dyja forcave politike, të PD e PS, u konfliktuan dhe shkëmbyen jo vetëm debate, pro përdorën dhe armë zjarri, ku mbeti i vdekur mjeku Xhuvani. Sipas të dhënave të dosjes hetimore, rezulton se në orën 14:00, ditën e vrasjes, dy zv.drejtorët mbërritën të parët në vendngjarje, pas njoftimi të bërë nga ish-zyrtari i policisë, Arjan Hoxha.

Ky i fundit pretendonte se bashkë me disa zyrtarë të tjerë dhe forca komando kishin ndaluar një mjet, pasi kishin dyshime se ia po shpërndante para në favor të PS. Dy zv.drejtorët e policisë po qëndronin në trotuar dhe nuk reaguan me urgjencë. Në këto momente, sipas dosjes, teksa ata po bisedonin me Arjan Hoxhën, kanë ardhur me një makinë tre automjete, Pjerin Xhuvani, Plarent Xhaferi, dhe një i skeduar, Luan Tabako, Marjo Cela, Gentian Sharra, i arrestuar nga operacioni ‘Plumbi i artë’”, tha gazetarja Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb