Papa Françesku ka hedhur poshtë fjalët për një dorëheqje, për shkak të gjendjes shëndetësore. “The Times” shkruan se Papa ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pas spekulimeve se ai po planifikon të largohet, pasi ka probleme shëndetësore.

Gjatë një takimi me peshkopët brazilianë në Vatikan, 85-vjeçari ka thënë se do të vazhdojë punën “derisa Zoti ta lejonte”, duke shtuar shkurtër dhe prerë “Dhe kaq”.

Thashethemet për dorëheqjen e Papës u shtuan, kur ai u shfaq duke ndjekur ngjarjet në një karrige me rrota, muajin e kaluar, ku u fol se ai vuante nga një sëmundje e ligamentit të gjurit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb