PATOS

Një 64-vjeçar nga Patosi i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se 64-vjeçari është vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë së tij. Trupi i tij është gjetur pa shenja jete nga familjarët, të cilët kanë njoftuar policinë të alarmuar.

Uniformat blu dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij akti të rëndë vetëflijimi.

Informacion paraprak

Gjatë mëngjesit të sotëm është gjetur nga familjarët i vetëvarur në një dhomë pranë banesës dhe ka ndërruar jetë shtetasi Y.M., 64 vjeç, banues në Patos.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: