TIRANË

Është ekzekutuar me armë zjarri një 71-vjeçar në Fushë Prezë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se është vrarë i moshuari Abdulla Budlla, nga fshati Hametag, Njësia Prezë.

Siç raporton gazetarja Bezat, në vendngjarje është gjetur edhe mjeti, me të cilin lëvizte viktima, por që trupi i tij i pajetë është gjetur jashtë makinës.

Ende nuk dihen rrethat e këtij krimi, por policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika të shumta kontrolli për zbardhjen e të vërtetës, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb