TIRANË

Identifikohet pacienti 60-vjeçar, që i dha fund jetës mesnatën e kaluar, duke u hedhur nga Spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike shtetasi Leonard Skabona, nga Rrësheni.

60-vjeçari ishte shtruar prej 10 ditësh te “Shefqet Ndroqi”, pasi ishte infektuar me koronavirus, por gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Ai është hedhur nga dritarja e dhomës së tij, në katin e tretë, në një moment kur lëvizjet e mjekëve kanë qenë të reduktuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb