Është konfirmuar një rast pozitiv me koronavirus në Durrës.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se ka dalë pozitiv një punonjës i laboratorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik.

Menjëherë pas kësaj i gjithë personeli i laboratorit ka dalë jashtë dhe po kryhet dezinfektimi i ndërtesës. Ndërkohë, pritet të shpallet karantina për personelin e Shëndetit Publik, të cilët kanë bërë mbledhjen e tamponëve në Durrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb