TIRANË

Shqipëria ka ashpëruar masat kundër koronavirusit. Duke filluar nga dita e nesërme, ora policore do të zhvendoset në orën 20:00, nga ora 22:00 që ishte deri më tani.

Kështu, Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri me dije këtë të mërkurë se ora policore do të nisë nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, ku nuk do të lejohet lëvizja e qytetarëve dhe aktiviteti i bizneseve.

Gjithashtu, një tjetër masë e ashpër është edhe rikthimi i mësimit online në të gjitha shkollat e mesme, në qarqet më të prekura nga koronavirusi.

Këto masa do të vijojnë për 14 ditë, deri më 25 shkurt, do Komiteti i Ekspertëve do të bëjë një rivlerësim të situatës.

Disa nga masat e Komitetit Teknik të Ekspertëve:

– Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

– Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.

Fjala e plotë e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu:

Do të doja të sillja në vëmendjen tuaj dhe të qytetarëve shqiptarë, gjendemi ne nje moment sa delikat dhe te rendesishem.

Ndodhemi në një situatë kur, dyshimet e arsyeshme na bëjnë të mendojmë për praninë e mutacioneve të reja të virusit.

Jemi në një situatë kur, me gjasë prej këtyre mutacioneve, kemi një shtim të ndjeshëm të infektueshmërisë.

Jemi në një kohë kur, kushtet atmosferike – jemi në mes të dimrit – e bëjnë edhe më të pafavorshme situatën.

Jemi në një situatë kur, kemi shtim numrit te infektimeve, kemi ulje të moshës së të prekurve si rrjedhoje dhe e relaksimit te sjelljes pas festave te fundvitit dhe periudhes me pas,
ndaj si pasoje e cfare permenda me siper kemi nje shtim te ndjeshem te misioneve te Urgjencën Kombëtare, te misioneve ne banese dhe transferimeve ne spitale. Kjo situate eshte shoqeruar dhe shtim të shtrimeve në spitale dhe rritje te numrit te pacienteve ne terapite intensive.

Komiteti teknik I eksperteve ka vleresuar mbi baza ditore situaten, dhe po ndjek ne dinamike treguesit epidemiologjike dhe kriteret e riskut.

Mbi bazen e nje analize shumplaneshe, bazuar dhe ne ekperiencat tashme te fituara per gjate ketyre muajve, ne lidhje me impaktin e masave te intensitetit te moderuar, Komiteti I Ekperteve ka vendosur ne mbledhjen e dites se sotme, me parimin e palëkundur për mbrojtjen e shëndetit dhe
jetës së qytetarëve, keto masa:

– Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e
mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave
shëndetësore dhe për arsye pune për një periudhe 14 ditore, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, lokaleve, nga ora
20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën
15-24 vjeç, shkollat e mesme ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje,
Pogradec dhe Kamëz, do të aplikojnë skenarin e tretë, pra mesimin online
për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

– Sezoni i provimeve për universitetin rekomandohet të zgjatet, për të
siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për
lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të bere nga MASR, duke
zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.

Këto ishin vendimet e sotme të cilat hyjnë në fuqi duke filluar nga
dita e enjte dhe do të rivleresohen pas dy javësh, në varësi të situatës
epidemiologjike dhe treguesve që ekspertët monitorojne.

Per rregullat qe kemi aktualisht dhe per keto masa te reja te sapo shpallura, nuk do të ketë tolerancë për moszbatimin e masave dhe protokolleve antiCOVID. TaskForca AntiCOVID do të jetë 24 orë në terren për të monitoruar zbatimin e masave, në cdo cep të vendit.

Dy javët e ardhshme janë vendimtare.

Janë vetëm dy javë dhe nga gjithësecili kërkohet një sakrificë.

Janë dy javë kur zinxhirit të infeksionit duhet t’i vëmë përballë zinxhirin e solidaritetit mes nesh.

Mes qytetarëve dhe autoriteteve shëndetësore.

Zbatimi i masave në dy javët e ardhshme, do të vendosë: do të kemi shtrëngim të mëtejshëm të tyre, apo do të kemi lehtësim.

E kuptoj shumë mirë shqetësimin, por e kam thënë dhe e përsëris: në piramidën e të drejtave, Shëndeti ka qenë është dhe do të mbetet në majë të kësaj piramide.

Tre janë fjalët kyçe këtë fazë kritike në të cilën ka mbërritur pandemia, jo vetëm këtu në Shqipëri, por edhe kudo në botë:

MOBILIZIM
RESPEKT
PERKUSHTIM

Mobilizim nga të gjithë, stafe mjekësore dhe qytetarë për të zbatuar rregullat, dhe duke bërë kështu, shpëtuar jetë familjarësh, miqsh, të njohurish.
Respekti për rregullat është respekt për jetën, për veten, për prindin, për të afërmit.
Përkushtim për një tjetër sforco në përpjekjet tashmë pothuaj një-vjeçare përballë një pandemie që më lejoni ta kujtoj sërish, pllakos një herë në njëqind vjet dhe e cila ka vënë në vështirësi serioze sistemet shëndetësore kudo në botë (Portugalisë i kanë shteruar shtretërit dhe po kërkon ndihmë urgjente nga vendet e tjera të BE).
Ju ftoj dhe një herë ta marrim me seriozitetin që kërkon situata.
Shumëkush mund të jetë lodhur, por një gjë është e sigurt: Virusi nuk është lodhur.
Ai është nëpër këmbë dhe në ka një gjë që na ka treguar ky vit, ajo është: Virusi “bën festë” dhe gjen shtigje, çdo herë që relaksohemi dhe ulim vigjilencën, duke gënjyer veten pikësëpari, se ia hodhëm.

Jo, nuk ia hodhëm. Eshtë një luftë që vazhdon kjo.

Më lejoni ta përsëris:

Zinxhirin e infeksionit do ia dalim ta këpusim vetëm përmes zinxhirit të solidaritetit mes nesh. Qytetarë, autoritete, media, të gjithë bashkë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb