MALIQ

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në afërsi të fshatit Dushar të Njësisë Administrative Lozhan, në Maliq.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se një kamion tip IFA, i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga, duke u përmbysur, dhe për pasojë ka zënë poshtë një person, i cili ka ndërruar jetë.

Siç raporton gazetarja Kodra për “BalkanWeb”, viktimë ka mbetur 38-vjeçari Marsel Nazifi, drejtor i Pyjores pranë Bashkisë së Maliqit. Ai është hedhur për të shpëtuar, por mjeti e ka zënë poshtë, duke i marrë tragjikisht jetën.

Forcat zjarrfikëse bashkë me policinë janë duke shkuar në vendngjarje. Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë nga banorë të fshatit. Viktima ka qenë në kamion i bashkë me 4 persona të tjerë, për të cilët ende nuk ka informacion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb