TIRANË

Policia ndëshkon me gjobë kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila thekson se Kryemadhi dhe ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi, janë gjobitur për mosmbajtjen e maskës anti-Covid.

Siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Bezat, Kryemadhi dhe Kërpaçi janë gjobitur në rrugën “Llazi Miho”, pasi janë kapur duke lëvizur pa maskën mbrojtëse.

Në këto kushte, sipas policisë, në zbatim të Aktit Normativ, të dyja këto shtetase janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë secila.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb