Zbardhen detaje të reja nga vrasja me plumb në kokë e 35-vjeçares shqiptare, Nevila Pjetri, në Itali.

La Repubblica” shkruan sot se prostituta shqiptare dyshohet se është ekzekutuar nga një vrasës serial.

Hetuesit italianë kanë dalë në këtë përfundim, pasi në të njëjtën zonë, ku u vra 35-vjeçarja, është gjetur dhe trupi i pajetë i një transgjinoreje, që njësoj si shqiptarja ushtronte aktivitetin e prostitucionit.

Trupi i transgjinores u gjet i mbuluar me ferra, ndërsa jo shumë larg vendit të ngjarjes ndodhej makina e saj, ku u gjetën gjurmë gjaku.

Të dyja ngjarjet kriminale ndodhën njëra pas tjetrës dhe nuk dihet nëse ishte vrasës serial, apo autori e ka vrarë transgjinoren për të fshehur gjurmët e vrasjes së shqiptares, pasi ajo mund ta ketë parë kur ka kryer krimin.

“La Repubblica” shkruan se një pistë e hetuesve është vrasja e prostitutës shqiptare dhe e transgjinores nga i njëjti person. Gjithashtu po hetohet bota e prostitucionit: Vrasje nga një klient ose hakmarrje brenda grupit të rrjetit të prostitucionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb