TIRANE- Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha është thirrur për të dëshmuar mbrëmjen e sotme në Prokurorinë e Tiranës në cilësinë e personit që deklaron në rrethana të dobishme.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për “BalkanWeb” se Shkëlzen Berisha është marrë në pyetje për rreth 30 minuta në lidhje me privatizimin e OSSH nga kompania CEZ.

Përpara prokurorëve Shkëlzeni i ka qëndruar linjës së mendimeve të artikuluara edhe më herët në media se nuk ka asnjë lidhje me atë histori, të cilën sië thotë e ka krijuar Rama për të mbuluar skandalet e tij.

Më 25 janar ishte kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla që tha se Shkëlzen Berisha është thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar për aferën me CEZ.

Pas Ballës ishte vetë Shkëlzen Berisha që reagoi nëpërmjet “Facebook”, duke e quajtur këtë gjë flluskë-thirrje të ‘kryeprokurorit të Surrelit”. “Kryegjykatësi dhe kryeprokurori i ri i Shqipërisë, më dërgoi sot një flluskë-thirrje publike ‘në cilësinë e personit që deklaron në rrethana të dobishme’ në baze të kallëzimit të bërë po vetë nga ai, përmes parlamentit”, shkruan Shkëlzen Berisha më 25 jan

SKANDALI CEZ
Kujtojmë se privatizimi i OSSH nga CEZ i kushtoi shtetit shqiptarë miliona euro. Një komision parlamentar hetoi çështjen dhe ia dërgoi prokurorisë por kjo e fundit e mbylli ndërsa gjykata e Tiranës pak ditë më parë urdhëroi hapjen e çështjes përsëri duke i lënë detyra prokurorisë se kush duhet të merret në pyetje.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb