Në një intervistë në News24, Dashamir Shehi foli për situatën politike në vend, duke analizuar përplasjet politike në PS, si edhe krizën në PD.
Gjatë fjalës së tij, Shehi gjithashtu komentoi edhe përplasjet mes kreut të PD Sali Berisha dhe Ervin Salianjit. Për Shehin qëndrimi i Salianjit është pozitiv, duke shtuar se një zë kritik është i rëndësishëm për demokracinë.
“Kujt do ja besojmë idenë e ndryshimit, po të njëjtat personazhe, apo njëjtëve njerëz. Janë po të njëjtët, qytetarët nuk kanë më besim”, tha Shehi.
Sa i përket krizës në PS, dhe qëndrimet e fundit të Elisa Spiropalit, ai u shpreh se vlerëson ‘fenomenin e rebelimit’ brenda partisë.
Pjesë nga biseda në studio;
Pyetje: A është Salianji vërtet një alternativë reale për ndryshim?
Dashamir Shehi: A ka vlerë reale? Po. Salianji ka rol pozitiv, po bën një betejë për demokracinë. Sepse të gjithë ata që kanë kurajë t’i kthejnë fjalën shefit për mua janë njerëz që kontribuojnë në politikë. Edhe në PS në një histori 12 vjeçare nuk kanë njerëz që kundërshtojnë. Edhe ajo që bëri Spiropali, reagimi brenda PS, është pozitiv. Nuk ka asnjë debat publik, asnjë reagim nga kampi socialist. Nuk ka asgjë kristaline në politikë. Kryetar i opozitës shqiptare u bë Berisha, në parti të punës ishte Berisha… Se disa thonë Spiropali i ka thënë Skënderbe, po i ka thënë, por sot mendon ndryshe…
Më tej Shehi theksoi se qytetarët janë të pakënaqur nga qeverisja Rama, duke shtuar se korrupsioni është në nivele të larta në vend.
“Protestat i kthyen në rutinë, edhe nëse do ketë protestë të radhës do jenë më pak. U lodhën nuk kanë faj. Këtu duhet t’u jepet shans të rinjve dhe më pas koha do të bëjë të vetën. Këto kanë qenë, po të ishin të zot do ta kishin rrëzuar Ramën se u bënë 16 vjet”., theksoi ai.
