Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë pasdite qytetin e Durrësit. Një vrasje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur te tregu i makinave.

Nga të dhënat e para, raportohet se janë vrarë me armë zjarri dy persona, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e këtij krimi të rëndë.

“News24” dhe “BalkanWeb” mësojnë se është qëlluar me armë drejt një makine nga persona ende të paidentifikuar, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë në vetëm pak orë, pasi pak më parë dy persona u gjetën të vdekur në Lezhë, ku sipas policisë, ishin vrarë me armë zjarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb