ELBASAN

Të shtëna me armë janë regjistruar pak caste me parë në Elbasan. Burime nga vendngjarja thanë se është qëlluar me armë në drejtim të efektivëve të policisë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen ’11 Nëntori’ në qytetin e Elbasanit.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për ‘BalkanWeb’ se policia është njoftuar për një konflikt familjar në lagjen ’11 nëntori’ në Elbasan. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur patrulla e përgjithshme si edhe forca “Shqiponja”.  Mësohet se personi i përfshirë në konflikt familjar po qëllon me armë drejt policisë. Forcat e policisë janë pozicionuar dhe po i bejne thirrje personit të dorëzohet.

Në ndihme te policisë së Elbasnit po nisen menjëherë FNSH dhe Forcat e Specialiazuara të RENEA-s. Deri tani nuk ka të dhëna për të plagosur apo të lënduar nga të shtënat. Mësohet gjithashtu se personi që po qëllon me armë drejt policisë është i akuzuar për përndjekje.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: