Shqipëria mund të humbasë një tjetër element shumë cilësor për ndeshjen ndaj Izraelit, duke ndryshuar thuajse plotësisht planet e trajnerit Edi Reja për repartin e avancuar. Sokol Cikalleshi nuk është stërvitur sot me ekipin për shkak të një gjendje gripale dhe rrezikon të humbasë sfidën e nesërme në “Air Albania”.

Sulmuesi shihet si titullar fiks nga trajneri Reja dhe para ndeshjes diskutimet ishin se kush do të ishte partneri i tij në repartin e avancuar. Por Cikalleshi ka munguar në seancën e sotme stërvitore për shkak të nëj gjendje gripale dhe “Panorama Sport” ka mësuar se tashmë mungesa e tij në ndeshjen e nesërme bëhet gjithnjë e më e mundshme.

Kjo hap çdo lloj diskutimi për emrat në repartin e avancuar, ku tashmë opsion janë edhe Broja dhe Uzuni, të cilët munguan në sfidën ndaj Islandës. Bashkë me ta, për dy vende në repartin e avancuar konkurrojnë Vrioni dhe Seferi, me këtë të fundit që bëri mjaft mirë duke shënuar edhe gol ndaj nordikëve.

Shqipëria humbi edhe Odise Roshin, pasi lojtari nuk ia doli që të rikuperonte nga dëmtimi dhe kështu është larguar nga grumbullimi para sfidës me Izraelin./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb