Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se autorizoi mbështetje jetike për Izraelin, pas nënshkrimit të projektligjit të ndihmës prej 95.3 miliardë dollarësh për aleatët e SHBA.

Legjislacioni i siguron ushtrisë izraelite rreth 15 miliardë dollarë ndërsa vazhdon të sulmojë Gazën, ku më shumë se 34.000 persona janë vrarë në gjashtë muajt e fundit – kryesisht fëmijë dhe gra.

“Siguria e Izraelit është kritike. Unë gjithmonë do të sigurohem që Izraeli të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten kundër Iranit dhe terroristëve që ai mbështet”, tha Biden.

Ndihma ushtarake vjen pasi Izraeli kërcënon një pushtim tokësor të qytetit jugor të Rafahut, ku janë strehuar më shumë se një milion palestinezë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: