Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaron se është arritur një armëpushim prej 12-orësh midis Izraelit dhe Iranit, dhe se pas kësaj periudhe lufta do të konsiderohet e përfunduar.
Këtë moment të rëndësishëm shefi i Shtëpisë së Bardhë e njoftoi përmes një postimi në platformën e tij sociale, Truth.
“Duke supozuar se gjithçka do të shkojë si duhet, që do të ndodhë, dua të uroj të dyja vendet, Izraelin dhe Iranin, për qëndrueshmërinë, guximin dhe mençurinë për të përfunduar atë që duhet quajtur “LUFTA E 12 DITËVE””, shkruan Trump.
Mesazhi i Trump
URIME PËR TË GJITHË!
Është arritur plotësisht marrëveshja mes Izraelit dhe Iranit për një ARMËPUSHIM TË PLOTË dhe TOTAL (rreth 6 orë nga tani, kur Izraeli dhe Irani të kenë përfunduar misionet e tyre përfundimtare në zhvillim!), për një periudhë 12-orëshe, pas së cilës Lufta do të konsiderohet E MBARUAR!
Zyrtarisht, Irani do të fillojë ARMËPUSHIMIN, dhe në orën e 12-të, Izraeli do të nisë ARMËPUSHIMIN, ndërsa në orën e 24-t do të festohet nga e gjithë bota FUNDI ZYRTAR i LUFTËS SË 12 DITËVE.
Gjatë secilit ARMËPUSHIM, pala tjetër do të mbetet PAQËSORE dhe RESPEKTUESE.
Duke supozuar se gjithçka do të shkojë si duhet, që do të ndodhë, dua të uroj të dyja vendet, Izraelin dhe Iranin, për qëndrueshmërinë, guximin dhe mençurinë për të përfunduar atë që duhet quajtur “LUFTA E 12 DITËVE”.
Kjo ishte një luftë që mund të kishte zgjatur për vite dhe të shkatërronte të gjithë Lindjen e Mesme, por nuk ndodhi, dhe nuk do të ndodhë kurrë!
Zoti e bekoftë Izraelin, Zoti e bekoftë Iranin, Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ZOTI E BEKOFTË BOTËN!
DONALD J. TRUMP,
PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
***
Kjo deklaratë e Trump vjen pas një periudhe të tensionuar pas luftës Izrael-Iran, ku SHBA-të kanë realizuar sulme ajrore ndaj disa objekteve bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordow, Natanz dhe Isfahan. Trump i ka cilësuar këto sulme si një “sukses të madh ushtarak” dhe ka paralajmëruar se çdo hakmarrje nga Irani do të ndeshej me një forcë shumë më të madhe.
(BalkanWeb)
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
Lufta e Izraelit me Iranin dhe ndërhyrja e SHBA/ Trump me mesazh: Urime botë. Tani është koha për paqe!
-
Ministria e Jashtme e Katarit: Sulmi iranian, një ‘surprizë’. Në Iran nisin festimet pas goditjeve të fundit në Doha
-
Mediat: Izraeli synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në fundjavë. Objektivat konsiderohen të arritur!
-
Sulmi i Teheranit mbi bazën amerikane në Katar, reagon Trump: Irani dha përgjigje të dobët dhe asnjë amerikan nuk u lëndua!
-
Sulmi i Iranit mbi Katar, lideri suprem Khamenei reagon në X: Nuk kemi shkelur të drejtat e askujt dhe nuk dorëzohemi para atyre që shkelin të drejtat tona!
-
Goditja me raketa e bazës amerikane në Katar! Sulmi ishte përgatitur nga Irani, pse qytetarët e Katarit ndihen të zhgënjyer?
-
Sulmi i Iranit me raketa drejt bazës amerikane në Katar, reagon Macron: Palët të vetëpërmbahen dhe të ulen në tryezën e negociatave
-
Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin e Iranit ndaj Katarit: Shkelje flagrante e sovranitetit dhe hapësirës ajrore, minon sigurinë e rajonit
-
VIDEO/ Pas kapjes nga mbrojtja ajrore, mbetjet e raketës iraniane bien në Katar
-
Trump sulmon mediat amerikane: Thanë se sulmi me B-2 nuk i shkatërroi impiantet bërthamore. Janë fake news, zero besueshmëri
-
U sulmua sot nga Irani/ Baza ushtarake në Doha strehon rreth 8.000 amerikanë, ka pistën më të gjatë të uljes ajrore në Gjirin Persik
-
Ekskluzive/ News24 siguron videon nga sulmi i Iranit në Katar, raketat shpërthejnë në ajër pa mbërritur bazën amerikane
-
E PLOTË/ Deklarata e Katarit pas sulmit iranian mbi bazën në Doha: E konsiderojmë një shkelje flagrante të sovranitetit. Dialogu, e vetmja mënyrë për të kapërcyer krizat
-
Kundërpërgjigjja e Iranit/ Teherani lëshoi po aq raketa sa bombat që hodhën amerikanët në impiantet bërthamore
-
NYT: Irani informoi Katarin përpara sulmit, strategji e ngjashme me atë të vitit 2020
-
Këshilli i Sigurisë i Iranit: Sulmi nuk është kundër Katarit, asnjë kërcënim për vendin mik dhe vëllazëror
-
FOTO/ Harta e bazave amerikane në Lindjen e Mesme, avionët amerikanë u zhvendosën nga baza në Katar disa ditë më parë