News24 ka siguruar pamje ekskluzive të raketave iraniane që goditën Katarin pasditen e sotme. Raketat duket që fluturojnë mbi një kantier ndërtimi që drejtoheshin drejt bazave amerikane.
Siç shihet edhe nga pamjet, duket qartë se janë disa raketa të cilat mbrojtja ajrore i shpërthen në ajër, pa mbërritur në destinacion.
Nje video e mbërritur në redaksinë e News24 që tregon qartë sulmin iranian. Fatmirësisht, nuk raportohen viktima.
Video amatore është filmuar nga një inxhinier shqiptar që punon në Katar.
Ai tregon se për momentin situata është e qetë, por janë evakuuar për siguri nga autoritetet vendase.
(BalkanWeb)
