TIRANË

Është dërguar me urgjencë në spital kreu i grupit kriminal të Elbasanit, Ardian Çapja, i arrestuar një ditë më parë nga forcat RENEA.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Çapja është çuar në spital, pasi ka shfaqur probleme kardiake. Ai është dërguar në spital nën masa të rrepta sigurie, ku vijon të mbahet në ruajtje.

Çapja u arrestia një ditë më parë, pas dyshimeve se ka organizuar dhe financuar vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit, babë e bir, në vitin 2012.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb