Gazetarja Dorjana Bezat zbulon për “BalkanWeb” dhe “News24” identitetin e gjashtë personave të botës së krimit, që efektivët e “Anti-KÇK” iu sekuestruan ditën e sotme pasuritë, pasi ishin përfshirë në ngjarjen kriminale të ndodhur më 17 janar, në Kamëz, ku u mor peng dhe u torturua deri në vdekje 49-vjeçari Jan Prenga.

“BalkanWeb” sjell më poshtë emrat e anëtarëve të bandës së rrezikshme kriminale, të cilëve efektivët e Forcës së Ligjit “Anti-KÇK” iu kanë sekuestruar pasuritë milionëshe, që nga vilat, mjetet luksoze, banesat dhe sipërfaqe të konsiderueshme toke.

EMRAT:
1. Shtetasit Aldo Manjishta, me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

2. Shtetasit M. Docaj, me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;
• Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;
• Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.

3. Shtetasit Ardian Doçi, me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër;
• 3 automjete
• 1 motor.

4. Shtetasit Gentian Finiqi me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;
• Një automjet;

5. Shtetasit Artan Doçi me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.

6. Shtetasit Martin Bleta, me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;
• Një automjet;

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: