Një lajm i bukur vjen nga Lumi B. Reperi ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shfaqet me bashkëshorten dhe të dy kanë shkrime në bark. Reperi ka shkruar “birrë” ndërsa partnerja, Miranda, “beb”.

Siç e lexuat: familja e tyre do të zgjerohet!

“Familja jonë po rritet, po ashtu edhe barqet tona dhe jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se i vogli ynë do të na bashkohet së shpejti. Mirënjohëse për këtë kapitull të ri”.

Çifti ende nuk ka zbuluar gjininë e bebit. Lumi B dhe Miranda janë prindër të një djali, Blinit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: