Los Angeles Lakers fiton 106-103 ndaj Phoenix në “in season tournament” (Kupa), ndeshje që vlen edhe për NBA. Sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku për Lakers u dalluan të zakonshmit LeBron James (31 pikë e 11 asist) e Anthony Davis (27 pikë e 15 rebound).

Për Pheonix, veterani kevin Durant realizoi 31 pikë, por që mbetën për statistikë. Fitorja ngjit skuadrën e Lakers në vendin e katërt në Konferencën e Perëndimit, ndërkohë që në finale të kësaj konference do të përballet me New Orleans.

Në Lindje, Milwaukee mposhti me lehtësi 146-122 skuadrën e New York, ndeshje e komanduar gjatë gjithë kohës nga basketbollistët e Bucks. Randle realizoi 41 pikë për nju-jorkezët, por i vetëm nuk mund të bënte asgjë. Për Milwaukee shkëlqeu Giannis Antetokounmpo, me 35 pikë e 10 asist, mbështetur edhe nga Lillard me 28 pikë.

Fitorja kualifikon Bucks në gjysmëfinalet e “in season tournament” dhe arrin Boston në krye të renditjes. Në finalen e Perëndimit do të përballet me ekipin surprizë të Indiana Pacers.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb