Nga zonja Katerina
Përbërësit

3 filxhanë miell misri, 500 gr spinq, 5-6 qepë të njoma, 1 ½ filxhan kos, 2 filxhanë qumësht, ½ filxhan vaj, 100-150 gr djath, 3 kokrra vezë, 1 lugë pluhur pjekës, Koper, nenexhik, majdanoz, Kripë, piper.

Përgatitja

Grijmë spinaqin, qepën dhe erëzat dhe i bashkojmë në një tas duke shtuar orizin, djathin, ½ e filxhanit të kosit dhe 1 kokërr vezë.

Në një enë tjetër hedhim miellin e misrit, 1 lugë pluhur pjekës, 1 filxhan qumësht, 2 kokrra vezë, ½ filxhan vaj, kripë dhe piper.

Lyejmë një tavë me pak vaj dhe hedhim gjysmën e brumit të përgatitur. E përhapim në të gjithë sipërfaqen dhe më pas vendosim masën e përgatitur me spinaq. Tek brumi i mbetur shtojmë pjesën e mbetur të kosit dhe qumështit, e përziejmë dhe e shtojmë në tavë duke e mbuluar plotësisht shtresën me spianq. E spërkasim sipërfaqen e lakrorit me pak vaj ose gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë për 30-35 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb