Sulmuesi i çelsit, Gonzalo Higuain, ka konfirmuar se nuk do të jetë më i disponueshëm për ekipin Kombëtar, pasi është lënë jashtë skuadre që pas dështimit në Kupën e Botës. Higuain ka krisur marrëdhëniet me shokët e ekipit, sidomos pas rasteve të humbura në finalen e vitit 2014 dhe situatave të botërorit të Rusisë.

Goli i tij i fundit për Argjentinën është shënuar në vitin 2016 në një ndeshje eliminatore të vlefshme për Kupën e Botës kundër Perusë, ndërsa në Rusi nuk arriti të gjejë asnjë gol, me “albicelesten” që u eliminua në 1/8-at nga fituesit e veprimtarisë, Franca.

“Mendoj se ka ardhur koha që të them mjaft. E kam menduar gjatë këtë vendim dhe mendoj se është koha që unë të tërhiqem. Dua të shijoj më shumë familjen. Për lumturinë e shumë vetëve dhe mbase për mërzitë e të tjerëve, koha ime ka mbaruar. Tani nuk keni përse të shqetësoheni më në do të jem unë në fushën e lojës apo jo,” tha Higuan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb