Nëse kishte ende qoftë dhe një dilemë në lidhje me të ardhmen e Xavi-t, eliminimi nga Champions League mbylli përfundimisht këtë diskutim. Në fakt, trajneri, në çdo dalje publike i kishte qëndruar besnik idesë së tij, se në fund të këtij sezoni do të largohet, por presidenti Laporta dhe stafi drejtues besonin ende duke parë rezultatet pozitive, por historia ndryshoi sërish pas eliminimit në atë formë përballë PSG.

Laporta Xavi
Laporta Xavi

Pavarësisht kartonit të kuq, apo vendimeve të arbitrit, edhe Xavi kishte jo pak përgjegjësi në këtë humbje. Tani edhe Laporta është i bindur, ky është sezoni i fundit i Xavi-t, tani nis puna me kohë për të plotë për të gjetur pasuesin e tij.

Rafa Marquez
Rafa Marquez

Për momentin në krye të listës qëndron Rafa Marquez, trajneri i Barcelonës B. Marquez është një ish lojtar i famshëm, një personazh që e njeh klubin deri në detajin më të vogël. Tekniku meksikan vlerësohet shumë punën e bërë me lojtarët e rinj të cilët tashmë janë pjesë e rëndësishme e ekipit A.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb