Nisur nga reagimet e shumta për largimet nga puna në Radio Televizionin Shqiptar, pas marrjes së drejtimit nga Alfred Peza, deputeti socialist Erion Braçe kërkon që komisioni parlamentar i medias të marrë informacion mbi situatën. Sipas tij në Radio Televizionin Shqiptar është cënuar fort marrëdhënia njerëzore.

Deputeti Erion Braçe ka reaguar për largimet masive nga puna nga televizioni publik shqiptar, pas marrjes së drejtimit nga Alfred Peza. Në një komunikim në ‘Facebook’, Braçe thotë se përtej mjeteve, pajisjeve, teknologjisë, studiove, radio e televizioni janë njerëz dhe marrëdhënie njerëzore, ku këto të fundit sipas tij janë cënuar fort.

“Ne RADIO TELEVIZIONIN SHQIPTAR eshte cenuar fort marredhenia njerezore. por, edhe kur largohen nga puna-ne fakt jane heqje, njerezit meritojne tu respektohet dinjiteti, njerezor mbi te gjitha dhe profesional, meritojne respekt jo thjesht ne raport me ligjin e punes, por respekt njerezor; kurre denigrim, percmim, poshterim, PADREJTESI e PABARAZI!”, shkruan Braçe.

Brace kërkon që komisioni parlamentar i medias të marrë informacion mbi situatën, për të nxjerrë të vërtetën. “Thene kete, per ti dhene fund nje reagimi kaq masiv ne kete aspekt-njerezor, dua qe Kuvendi-Komisioni i Medias ta kerkoje e ta marre kete informacion, emer per emer, arsye me arsye, ligj per ligj;
FUNDI DUHET TE JETE E VERTETA, AJO KA RENDESI DHE INTERES PUBLIK!”, -shton ai Braçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: