Kryeministri Edi Rama ka sfiduar opozitën për largimin e shqiptarëve në Shqipëria duke kërkuar që të shihen shifrat e EUROSTAT të periudhave 2008- 2013 dhe 2014-2019.

Rama thekson se qytete fantazmë ka dhe në BE, nga Lituania në Bullgari, dhe ky është një trend jo vetëm i Shqipërisë, por rajonal e global.

Për kryeministrin ky fenomen në këtë trend do vijojë edhe një dekadë tjetër. Për këtë temë Rama ka ironizuar me opozitën dhe Presidentin duke theksuar ‘’Ardhja e Ilirit, Monës, Saliut është magnet?’’.

 

”Të përballemi dhe me shqetësimin si do shkojnë gjërat. Ka një shqetësim të thellë në zemrën e shqiptarëve, që është largimi. Është fakt nga EUROSTAT, mund të gjendet në EUROSTAT. Shikoni sa kanë ikur në 2008. Janë në librat e EUROSTAT. Asnjë zyrë këtu, dhe as nuk vijnë nga fjalimet në parlament, shikoni sa kanë ikur në 2008, 2009, 2010. Shikoni si ka rënë relativisht ka rënë 2008- 2013, 2014-2019, dhe shikoni sa janë kthyer 2014-2019. Përtej sa ikën atëhere e tani, ky është një fakt, që shqiptarët, të rinjtë, ata që janë në gjendje pune, ikin një pjesë.

Ka dhe nga ata që kthehen. Por së pari a është kjo një tendencë shqiptarë apo rajonale, e gjithë vendeve. Që nga Lituania në Bullgari ka qytete fantazmë. Kush është zgjidhja? A ka një zgjidhje me një të rënë të lapsit apo të ziles? Dhe për më tepër a është ardhja e Ilirit, Monës e Saliut magnet? Që do kthejë shqiptarët?  Është e studiuar dhe e konkluduar e argumentuar, që edhe një dekadë tjetër trendi do të jetë ky, më shumë do ikin se do vijnë. Në të gjitha vendet.”- deklaroi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb