Alexis Sanchez, me përjashtim të ndonjë surprize, nuk do të qëndrojë te Inter në fund të sezonit. Sipas asaj që raporton portali turk Fotspor, kiliani është afër një transferimi te Trabzonspor. Tekniku i këtyre të fundit, Abdullah Avci, do të donte që të shndërronte Sanchez në një pikë referimi të skuadrës, diçka që tërheq jo pak lojtarin.

Madje tashmë ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes klubit dhe Fernando Felicevich, agjent i Nino Maravilla. Kujtojmë se Fernando më parë ka bërë të mundur kalimin në Turqi të futbollistëve të tjerë kilianë si Erick Pulgar, Gary Medel dhe Enzo Roco. Megjithatë, media kiliane RedGol shton se River Plate dhe Udinese po përpiqen gjithashtu të bindin Sanchez që të përfundojë karrierën  te këto skuadra.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: